4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016
http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 1/5
ANF Buletini Nr. 1/2016 View this email in your browser
Buletini Nr. 1/2016
Lora jonë e vogël!
"Unë jam Lora, jam lindur parakohe (java e 30të), nga Ferizaji.Në fillim kisha probleme me frymëmarrje, por tani rritem eshëndoshë falë kujdesit dhe medikamentit të “Surfaktantit” dheinkubatorit. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat."
Lexo më shumë tregime nga përfituesit tanë...
Pajisjet e fotollampave dorëzohen në RepartinNeonatologjik në QKUKJavë më parë ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në QendrënKlinike Universitare të Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëziminsolemn të fotollampave, pajisje këto esenciale për të trajtuarverdhëzën tek foshnjet. Këtë herë u dhuruan 5 fotollampa.Verdhëza është një problematikë e shpeshtë tek foshnjet. Rrethgjysma e të posalindurve të lindur në kohë dhe 75% e foshnjevetë lindura para kohe manifestojnë verdhëz në ditët e para tëjetës.Lexo më shumë...
Hapet Qendra Informuese për Shëndetin eGruas edhe në Komunën e ShtërpcësNë një ceremoni zyrtare, u hap Qendra Informuese për Shëndetine Gruas në Komunën e Shtërpcës, në Ambulantën e MjekësisëFamiljare në Drajkovc. Kjo Qendër sjell gratë nga etnicitetet endryshme në një dhomë të përbashkët ku ndajnë eksperiencën enjejtë e të bërit nënë. Lexo më shumë...
Fillon skriningu i retinopatisë tek foshnjetpremature në QKUKNë fillim të muajit mars u nënshkrua marrëveshja ebashkëpunimit me drejtorinë e Shërbimit Spitalor KlinikUniversitar të Kosovës – SHSKUK dhe Aksionit për Nëna dheFëmijë, marrëveshje kjo që garanton ndërtimin e sistemit tëskriningut dhe laserimit të syve tek të posalindurit. Kjo nismë nuk
Subscribe Share Past Issues Translate
4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016
http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 2/5
kishte me qenë e mundur pa bashkëpunimin direkt të Spitalit“Kubati” dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, bashkëpunim ky qësiguron angazhimin vullnetar të ekspertëve. Lexo më shumë...
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit meQKMF në MitrovicëQendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Aksioni përNëna dhe Fëmijë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit përhapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG) nëMitrovicë. Ky lokacion në Mitrovicë njëherit shënon edhe pikën5 të funksionimit të shërbimeve edukative të QISHGsë.Lexo mëshumë...
Nënshkruhet Marrëveshje me zyren e UNFPAsë UNFPA ndihmon krijimin e koalicionit të organizatave të shëndetitriprodhues dhe pilotimin e sistemit të skriningut të kancerit tëqafës së mitrës në Komunën e Prishtinës. Në një periudhëafatgjate, ky koalicion synon të përmirësojë politikat, ligjet dhevetëdijesimin rreth shëndetit riprodhues dhe të drejtaveriprodhuese në Kosovë përmes aktiviteteve avokuese t’bazuaranë evidencë. Ndërkaq, skriningu i kancerit të qafës së mitrëssynon ta pilotojë atë brenda 5 qendrave të mjekësisë familjarenë Prishtinë si dhe të zhvillojë planin e veprimit për komunën qëtë bëjë planifikimet humane dhe financiare për të ndërtuarprogramin e skriningut në nivelin gjithëpërfshirës komunal. Lexomë shumë...
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi meAmbasadën e Republikës Çeke në KosovëAksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Ambasada e Republikës Çekenë Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilënmbështeten Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas. Kjombështetje më saktësisht mundëson trajnimin e motrave dhemamive të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe spitaleve kuoperojnë këto Qendra Informuese ashtu që të përmirësohenindikatorët e komunikimit mjekpacient dhe këshillëdhënies ndajgrave shtatzëna. Lexo më shumë...
Mirëpritëm në Prishtinë përfaqësuesit ngaAmbasada e Australisë dhe Misioni Permanentnë VjenëPatëm kënaqësinë të mirëpresim në Prishtinë përfaqësuesit eAmbasadës së Australisë, Z. David Lewis, zëvendësambasadorindhe Z. Richard HozlerRemondi, zyrtarin për marrëdhëniebilaterale për një vizitë disa orëshe. Ne nënshkruam njëmarrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Australisë në janartë këtij viti ku përmes programit të tyre të ndihmës do tëmundësohet zgjerimi i shërbimeve të edukimit shëndetësor. Lexomë shumë...
4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016
http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 3/5
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi meUNMIKunUNMIK dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) kanë nënshkruarnjë marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mundësohet zgjerimi ishërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas.Qendra sjell gratë nga etnicitetet e ndryshme në një dhomë tëpërbashkët ku ndajnë eksperiencën e njejtë e të bërit nënë. Nëkëto qendra, këshillat individuale dhe grupore ofrohen në njëambient shumëngjyrës, privat dhe të rehatshëm. Posterat,kukullat dhe videot e kompletojnë këtë ambient dhe e bëjnë tënxënurit e informatave bazike më të lehtë. Në këto qendrapoashtu bëhen ushtrimet e nevojshme fizike për të menaxhuarfrymëmarrjen dhe dhimbjet e lindjes. Lexo më shumë...
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë merr pjesë nëorganizimin e Task Forcës Kosovare përKontrollin e KanceritAksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) morri pjesë në Simpoziumin e7të Ballkanik të organizuar nga LIV Hospital dhe Task ForcaKosovare për Kontrollin e Kancerit. Simpoziumi u organizua nëformatin e tryezës së rrumbullakët për të diskutuar rrethProtokoleve të Skriningut, Diagnostikimit dhe Menaxhimit tëKancerit të Qafës së Mitrës. ANF solli eksperiencën e tyre gjatëpilot projektit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës tëzhvilluar gjatë vitit 2015. Lexo më shumë...
300 shishe të ilaçit të Surfaktantit arrijnë nëKosovëAksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuroi edhe këtë vit medikamentin esurfaktantit në njësinë e Neonatologjisë në Qendrën KlinikeUniversitare të Kosovës. Këtë vit u dhuruan 300 shishe të këtijmedikamenti jetik për foshnjet e Kosovës dhe ky donacionmbulon nevojën e njësisë për vitin 2016. Pa surfaktant tëmjaftueshëm, mushkëritë e foshnjës nuk mund të zhvillohen dhefoshnjat e lindura parakohe vdesin. Ky medikament shfrytëzohetafërsisht nga 250300 foshnje çdo vit. Lexo më shumë...
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë i bashkohetplatformës Dita Botërore e Anomalive tëLindjesJemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se Aksioni për Nëna dheFëmijë është ftuar si organizatë përfaqësuese nga Kosova në
4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016
http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 4/5
platformën Dita Botërore e Anomalive të Lindjes. Kjo platformë ulançua me 3 mars 2015 nga 12 organizata themeluese, përfshirëmidis tjerash edhe fondacionin March of Dimes, Qendren përKontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA, OrganizatatShëndetësore Pan American, Zyren Regjionale të OBSHsë përAzinë Juglindore, etj. Anomalitë e lindjes janë mjaft të shpeshta,të kushtueshme dhe kritike. Ashtu që vetëdija globale mbianomalitë e lindjes të rritet, 3 marsi është caktuar si DitëBotërore e Anomalive të Lindjes. Lexo më shumë...
Raporti i audituar i ANFsë në uebfaqe Qëndrueshmëria dhe suksesi i Aksionit për Nëna dhe Fëmijëvaren shumë nga mbështetja e vazhdueshme e donatorëve dhepartnerëve ndaj të cilëve ANF është përgjegjës. Andaj financat eANFsë auditohen çdo vit nga kompania Deloitte. Ju ftojmë tëvizitoni uebfaqen e ANFsë për t’parë raportin e detajuar.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në media... Një reportazh mbi reagimin dhe veprimin e Aksionit për Nëna dhe
Fëmijë ndaj problemit të verbërimit të fëmijëve u zhvillua nga
KlanKosova. Video tregon më mirë se si filloi nisma dhe si do t'ecë
më tutje. Ndiq këtë video...
Për të përkrahur punën tonë:Donacionet e juaja janë shumë të mirëseardhura dhe do të përdoren në mënyrë transparente për qëndrueshmërinë e
fondacionit drejt zhvillimit të programeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ne besojmë se me ndihmën e
partnerëve dhe përkrahësve, miqve tonë, do të krijojmë kushte më të mira shëndetësore për nënat dhe fëmijët, duke i
mundësuar kështu fëmijës një fillim të mirë të jetës. Fondacioni ynë është i përkushtuar ndaj procesit të realizimit të këtij
qëllimi, por nuk mund ta bëjmë pa ndihmën tuaj.
Dhuro online përmes butonit DHURO më poshtë. Donacionet online pranohen përmes Hitchcock Foundation, fondacion i
regjistruar si 501(c)3 në Amerikë. Ju lutem specifikoni Action for Mothers and Children/Kosovo Fund nën seksionin name of
fund, program or doctor*.
DHURO
4/25/2016 Lexo lajmet e fundit: JanarMars 2016
http://us3.campaignarchive2.com/?u=ee82683b490e83bffe991094e&id=94a827e31c&e=e171757809 5/5
Mënyrat e tjera për të kontribuar: Donacionet mund të bëhen edhe përmes kredit kartelës, transferit bankar, apo çekut. Kliko këtu!
Të gjitha donacionet për ANF do të jenë të mirënjohura me shkrim dhe buxheti vjetor i tij auditohet nga kompani tëjashtme çdo vit. Bordi dhe stafi i ANF vlerësojnë shumë kontributin tuaj dhe poashtu çfarëdo komenti apo sugjerimi qëmund të keni për ne.
Forward
Copyright © *|2016|* *|Aksioni për Nëna dhe Fëmijë|*, Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Na kontaktoni:Aksioni për Nëna dhe Fëmijë
Tophane, rr.b. Perandori Dioklician Nr.14 10,000 Prishtina
Republika e Kosovës
Email: [email protected]: +381(0)38 748 309 Mob: +386 49 110 333 Web: www.amchealth.org
This email was sent to [email protected] why did I get this? unsubscribe from this list update subscription preferences
Action for Mothers and Children · Tophane, rr.b. Perandori Dioklician Nr.14, Kati 4 · Prishtina 10 000 · Albania
Top Related