konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe...

25
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTIN PËR ORGANIZIMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE 1

Transcript of konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe...

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKEMINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTIN PËR ORGANIZIMIN E

ADMINISTRATËS PUBLIKE

Mars 2017

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

Hyrja/sfondi

Rregullat themelore për organizimin e administratës shtetërore në Republikën e Kosovës janë të përcaktuara me Ligjin për Administratën Shtetërore 03/L-189 të vitit 2010. Përveç tij një numër i ligjeve dhe akteve nënligjore rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e administratës shtetërore dhe instucioneve të veçanta. Nevoja për ndryshimin e legjislacionit për organizimin e administratës shtetërore vije si rezultat i të metave që janë paraqitur në zbatimin e tij si dhe për avancimin dhe plotësimin e kornizës ligjore. Koncept Dokumenti për Organizimin e Administratës Publike paraqet një dokument të politikave i cili bazuar në këto probleme jep opsionet dhe alternativat të cilat duhet të merren parasysh gjatë hartimit të Projektligjit të ri.

Hartimi i Draft Koncept Dokumentit për organizimin e administrtës publike është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administratës Publike dhe në përbërje të Departamentit për Administrimin e Shërbimit Civil ne MAP, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Departamentit të Buxhetit në MAP, Zyra Ligjore e Kryeministrit, Ministria e Integrimit Evropian, Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave etj. Hartimi i Draft Koncept Dokumentit gjithashtu është mbështetur nga ana e ekspertëve të OECD/SIGMA-s. Procesi i konsultimit është mbështetur nga Projekti i Komisionit Evropian për mbështetje Zyrës së Kryeminisrit për zbatimin e Strategjisë Qeveri-Shoqëri Civile.

Finalizimi i Draftit të Koncept Dokumentit është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët të cilat preken nga ana e Draft Koncept Dokumentit, ndërsa mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne web faqen e MAP-it. Konsultimi i draft Koncept Dokumentit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Koncept Dokumenti për Organizimin e Administratës Publike është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 02 shkurt 2017 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 24 shkurt 2017. Sipas

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

Rregullorës për standardet minimale të konsultimit publik Draft Koncept Dokumenti është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për Koncept Dokumentin i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Koncept Dokumentin, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim Ministria e Administratës Publike ka mbajtur edhe tri takime me palët e interesit. Takimet janë mbajtur me 13, 14 dhe 16 shkurt. Në takime janë përfshirë disa kategori të palëve të interesit: nëpunës civil të ministrive, të institucioneve të pavarura, të komunave dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile. Konsiderohet se takimet publike me palët e interesit dhe konsultimi përmes platformës elektronike, kanë qenë mjete të mjaftueshme për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit, duke marrë gjithashtu parasysh edhe natyrën e tyre dhe interesat që prek Draft Koncept Dokumenti per organizimin e adminisitratës Publike

Me qëllim të marrjes se kontributit edhe nga ana e institucioneve të tjera jashtë qeverisë, Ministria e Administratës Publike e udhëhequr nga Ministri me 16 shkurt 2017 ka organizuar një takim me udhëheqësit e nivelit të lartë politik dhe menaxherial. Takimi ka përfshirë anëtarë të Komisionit për Administratë Publike në Kuvend, udhëheqës të institucioneve të pavarura në kuadër të Kuvendit, Sindikata të shërbimit civil, OJQ-të, institucionet ndërkombëtarë si OECD/SIGMA, OSBE, UNDP, Ambasada Britanike etj.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune Konstribues

3. Takimet publike 13.02.201714.02.201716.02.2017 paradite

25 pjesëmarrës39 pjesëmarrës58 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

Kontributet për Draft Koncept Dokumentin për organizimin e adminisitratës publike nga palët e interesit janë dhënë kryesisht gjatë takimeve publike të mbajtura me 13, 14 dhe 16 shkurt 2017 nga ana e pjesëmarrësve. Gjatë këtyre takimeve janë dhënë gjithsejtë 20 propozime të cilat konsiderohen se janë relevante për temat e shqyrtuara në Koncept Dokument. Përveë kontributeve në takime, kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes emailit. Përmes emailit janë dhënë gjithsejtë tetë (8) propozime relevante. Vlen të theksohet se nuk ka pasur kontribute përmes platformës online të konsultimeve publike.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Draft Koncept Dokumentit për Organizimin e Adminisitratës Publike dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, janë mbajtur takime të Grupit Punues me datën 1 mars 2017 dhe 06 mars 2017. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Draft Koncept Dokumenti për Organizimin e Administratës Publike është finalizuar dhe procedohet për miratim në Qeveri. Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

5

Komentet per KD per Organizimin e Administratës PublikeKomentet e përgjithshme

Nga Sekretariati Koordinues Qeverisë kemi pranuar komente që kanë qenë të karakterit metodologjik rreth formës dhe përmbajtjes së këtij koncepti. Shumica prej tyre janë pranuar dhe integruar në tekst

Duke marrë parasysh implikimet që do të ketë ligji për AP duhet të sigurohet nje tranzicion sa i përket ndryshimeve ligjore të cilat do të duhet të bëhen.

Temat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar Statusi i komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është

pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjeserisht dhe mos pranimit te

komenteve është i detyrueshëm)Tema 1: Themelimi i Agjencive te Pavarura

1. Ka pajtim se ka numër të madh te agjencive të pavarura dhe duhet të bëhet racionalizimi i tyre.

Takimi I dates 13.02.2017 Pranohet Komenti më shumë është si konstatim.

2. Propozohet që emërimi i menaxhmentit të bëhet përmes Qeverisë, dmth të propozohen nga Qeveria dhe të miratohen nga Kuvendi.

Unifikim te procedures per themelimin e institucionit

Unifikim te nomenklatures se secilit institucion

Unifikim te rregullave te emërimit te menaxhmentit

Takimi I dates 13.02.2017 Pranohet pjesërisht Me KDOAP është adresaur çështje e themelimit të një institucioni në kuadër të Kuvendit ( sipas neni 142 të Kushtetutës) si dhe minimumi I rregllimit për nomenklaturën e secilit institucion, ndërsa rregullat për menaxhmentin kemi vlerësuar që janë të papërshtshme të vendosen më një ligj të karakterit të tillë, prandaj rregullat për menaxhmentitn ( duke përfshirë edhe emërimin) do të vendosen me ligjet e vecantë që themelojnë institucionin)

3. GSLP: Duhet te behet ligji kornize per agjencite e pavarura, per te rregulluar qeshtjet e njejta per agjencite e pavarura. MAP te bej nje analize per kapacitetin e AP per zbatimin e MSA-e per shkak te obligimeve qe mund te dalin nga ajo per themelim te agjencive.

Takimi I dates 16.02.2017 Pranohet pjeërisht Pjesa e parë e komentit veç ëshë adresuar me KDOAP, ndërsa çështja e dytë mbetet si aktivitet I veçantë I cii do të bëhet në fazat e mëvonshme.

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40038-FinalAl.docx · Web viewNe kete rast hyn policia e Kosoves dhe Forcat e sigurisë së Kosovës Takimi I dates

6